Toner: Cfarë është dhe rëndësia e tij?

Toner fytyre per meshkuj Sonar

Uji tonik/toner duhet bërë patjetër pjesë e rutinës së mbrëmjës për kujdesin e fytyrës. Ju gjithmonë pasi pastroni make-upin, lani fytyrën dhe aplikoni kremin hidratant. Dhe mendoni se me kaq u mbyll pastrimi i fytyrës. Por jo, pas pastrimit të make-upit dhe larjes së fytyrës duhet të përdorni edhe tonikun. Uji tonik njihet për pastrimin e papastërtive deri në thellësi të lëkurës tuaj. Kjo pasi edhe pas larjes së fytyrës, pluhuri dhe papastërtitë e tjera (si ndotja) mund të “ngjiten” pas lëkurës suaj dhe të bllokojnë poret.

Toniku është hapi i fundit në procesin e pastrimit, dhe hapi përgatitor para hidratimit.

 

∎ Cfarë është një toner?

Toneri është një produkt me bazë uji. Përdoret kryesisht për të hequr make up dhe papastërtitë e tjera që mund të mbeten në lëkurën tuaj pas larjes së fytyrës.

Glycerina dhe përbërës të tjerë bimor janë zakonisht elementët kryesor të tonerave të lëkurës.

Gjithashtu mund të përmbajnë edhe ujë lulesh, antioksidantë, dhe përbërës anti-plakje si niacinamide. Këto përbërës kozmetikë mund të ndihmojnë në përmirësimin e strukturës së lëkurës, gjallërojne ngjyrën, madje edhe tonin e lëkurës.

Toner-at mund të përdoren nga të gjitha llojet e lëkurës, por janë veçanërisht të mira për lëkurë normale ose të thatë, ose lëkurë që është e ndjeshme.

Toner-at ndahen në tre kategori të përgjithshme:

  • Tonerë / tonikë tradicionalë përfshijnë vajra, krem ​​hidratues dhe çdo ekstrakt që qetëson lëkurën tuaj. Ato mund të përmbajnë një sasi të vogël alkooli dhe ekstrakt hidratues.
  • Astringents- kanë nivele më të larta të alkoolit. Këto janë tonerë të tipit më të vjetër që punojnë për të hequr vajin e tepërt në fytyrë.
  • Freskuesit – nuk kanë alkool. Ata janë kryesisht ujë dhe një hidratant.

 

∎ Benefitet e tonerit të lëkurës?

★ Zvogëlon poret e lëkurës

★ Pastron qelizat e vdekura dhe papastërti të tjera të mbetura nga larësi

★ Eleminon pikat e zeza

★ Hidraton lëkurën

★ Balancon Ph

★ Gjallëron lëkurën e fytyrës

★ I jep freski dhe butësi

★ Ka efekt antibakterial dhe antiinflamator për lëkurat që kanë tendencë akneike.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.