Transporti në Tiranë: 100 lekë, Rrethet: 200 lekë. Per porosite mbi 5000 leke transporti ne Shqiperi eshte falas. Shiko produktet!
Logohu për lehtësi në blerje
Nuk keni llogari? Krijo llogarine
Slugging beauty by sonar - Sonar | Korean Skincare

“Slugging” trendi viral që po pushton internetin!

Çfarë është Slugging?
Slugging është një trend i kujdesit të lëkurës që përfshin veshjen e fytyrës me vazelinë (petrolatum). Kjo ka për qëllim të parandalojë humbjen transepidermale të ujit dhe të mbajë lagështinë në lëkurën tuaj. Është më e mira për llojet e thata të lëkurës.

Pra me pak fjalë, nëse ke një lëkurë të thatë ose të dehidratuar, në fund të rutinës së mbrëmjes vendos pak vazelinë që i gjithë hidratimi të qëndrojë brënda lëkurës dhe forocn barrierën e lëkurës në këtë mënyrë.

Termi duket se e ka origjinën nga një postim i vitit 2014 në Reddit. Ndërsa vazelina duket se përdoret në disa mësime rreth lëkurës së qelqit (glass skin) dhe është një sekret i mirënjohur jo vetëm për yjet e K-Pop-it, por edhe për të famshmit në SHBA, artikulli i parë që ia atribuon K-Beauty-it slugging, daton në 2018.

Le të kthejmë pak sytë nga shkenca dhe cfarë ekspertët thonë për slugging!

Dr. Landriscina shpjegon se vazelina vepron si një okluzive dhe një mbrojtëse e lëkurës, duke ndihmuar në parandalimin e 99% të humbjes transepidermale të ujit. Është e rëndësishme të mos e mbyllni plotësisht lëkurën tuaj për periudha të gjata kohore—kështu që, “që 1% TEWL flet për avantazhet e vazelinës mbi okluzivët e tjerë që thjesht formojnë një pengesë të padepërtueshme në majë të lëkurës,” shpjegon Landriscina.

Nëse e bllokoni plotësisht lëkurën tuaj, kur hiqni okluzivin, lëkura juaj kthehet sic ishte. Sipas Landriscina, “Petrolatum parandalon humbjen më të madhe të ujit ndërsa lejon lëkurën tuaj të riparojë pengesën e saj, duke e lënë atë më mirë pasi të hiqet vazelina”.

Mirëpo shumë të rinj thonë që pas slugging kanë hasur një problem tjeter , milia (“kokërrizat” e bardha ne zonën e syve)

Dr. Camille H-Verovic, një dermatologe me bazë në New York City, vëren se është më mirë të shmangni çdo gjë që është okluzive. H-Verovic shpjegon, “Unë nuk do t’i rekomandoja përbërës okluzivë dikujt me akne.” Çështja, vëren H-Verovic, lind kur ne bëjmë deklarata gjithëpërfshirëse, diçka që ajo është e kujdesshme.
Bërja e përgjithësimeve të gjera si “përbërësi x do të shkaktojë x”, sipas H-Verovic, nuk merr parasysh nuancat në lëkurën tuaj personale. Këshilla e saj? “Mendo pse po përdor një okluziv si vazelina.”

Përpos gjithë diskutimit global se vaselina nuk duhet përdorur në lëkurë për shkak të shumë efekteve të tjera anësore jo vetëm se ta lë fytyrën si petull gjalpi, shumë kompani kozmetike kanë gjetur zëvendësuesin e saj, psh kremrat me baze gjalpi shea ose vaji i trendafilit.

Edhe Mizon e ka gjetur dhe madje ka edhe certifikatë EWG, produkt 100% i sigurt dhe vegan që ju forcon barrierën e lëkurës dhe mban lagështinë brenda. Hidhini një sy këtu (kliko këtu).

Tags

Lini një Përgjigje

3 persona po shohin produktin