Transporti në Tiranë: 100 lekë, Rrethet: 200 lekë. Per porosite mbi 5000 leke transporti ne Shqiperi eshte falas. Shiko produktet!
Logohu për lehtësi në blerje
Nuk keni llogari? Krijo llogarine
Mizon

Mizon AHA & BHA Daily Clean Toner

Toner eksfoliues

(3 shqyrtime nga klientë)

2,500L

Hapi i parë për një lëkurë të pastër dhe të butë.

Bashkimi i AHA & BHA është zgjidhja juaj për problemet e lëkurës.

Klasiket e K-Beauty janë tonerat me acidet AHA dhe BHA. Le te flasim per tonerin tonë.

Fun Fact: Ishin vitet 2015-2016 kur ky produkt u lancua në Amerikë, dhe e dini cfarë ndodhi? Tonerat u shiten në kohë rekord dhe duke qene se furnizimi ishte jo konsistent në vendet retail jashtë Koresë së Jugut, njerëzit nisën të blinin nga 10 shishe për ti pasur në vazhdimësi.

I njohur për balancimin e pH të lëkurës dhe pastrimin në thellësi të poreve nga papastërtitë më kokëforte që larësit nuk munden ti eleminojnë. I jep freski lëkurës.

• AHA (Acid glikolik + Acid laktik): 8000 ppm (0.8%)
Largon qelizat e vdekura të lëkurës në sipërfaqe, përmirëson dhe zbut strukturën e lëkurës me gunga
• BHA (Acidi salicilik) 200 ppm (0,02 %)
Pastron poret e bllokuara dhe kujdeset për pikat e zeza për të zbutur tonin e lëkurës

Tipi i lëkurës: Lekurë e Thate Lekurë e Yndyrshme Lekurë Mikse Lëkurë Normale Problematikat që zgjidh: Eksfolion Pore Rigjeneron Formulimi: Teksture ujore Përbërësit kryesorë: AHA BHA Formati: 150 ml Kategorite:
Mizon AHA & BHA Daily Clean Toner
2500L
Cmimi(Sasia) : 2500L (1 cope)

• Largon qelizat e vdekura , të cilat janë shkaku i të gjithë problemeve të lëkurës.
• Bashkimi i AHA & BHA eleminon në mënyrë perfekte këto qeliza nga lëkura e dëmtuar.
• AHA (Glycolic Acid) zbut qelizën e lëkurës së vdekur si dhe i jep vitalitet lëkurës së dëmtuar.
• BHA (Salicylic Acid) largon papastëritë nga poret dhe ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të lëkurës.
• Ingredientet si Papaya dhe ekstrakti i Portulaca-s eleminojnë bakteret .
• Nëpërmjet këtij pastruesi lëkura është e pastër dhe ph i balancuar, duke e mbajtur lëkurën e butë përgjatë gjithë ditës.

Nëse në rutinën tuaj jeni duke përdorur acide të tjera , ju sugjerojmë të përdorni këtë toner paraprakisht sepse bën që edhe acidet e tjera të punojnë në mënyrë më efikase.

Dhe nëse nuk përdorni acide të tjera … nuk do tju duhen! Sepse ky toner shërben edhe si eksfoliant dhe përvecse freskon fytyrën tuaj ju ndihmon me pikat e zeza dhe ato të bardha.

Si hapi i parë i pastrimit të lëkurës, ky toner përvecse ju ndihmon të mbani lëkurën e pastër dhe të butë, bën që edhe kremrat dhe serumet që përdorni më pas, lëkura ti absorboj më mirë.

Rekomandohet për:

• Personat me lëkurë delikate dhe teksturë të ashpër.
• Personat që duan të kujdesen për lëkurën por pa e irrituar atë.
• Personat me lëkurë të trashë dhe me pore problematike.
• Personat me lëkurë të ndjeshme.
• Personat që kanë vështirësi të kujdesen për lëkurën e tyre.

Manufacturer

Color

,

Ingredients

Water,Glycerin,Sodium Lactate,Alcohol,Butylene Glycol,Pentylene Glycol,PEG-60 Hydrogenated Castor Oil,Glycolic Acid(0.5%),Lactic Acid (0.3%),Ethylhexylglycerin,Salicylic Acid (0.02%),Disodium EDTA, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Water, Portulaca Oleracea Extract,1,2-Hexanediol, Propanediol, Gentiana Lutea Root Extract,Achillea Millefolium Extract, Artemisia Absinthium Extract, Arnica Montana Flower Extract,Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Citrullus Lanatus (Watermelon) Fruit Extract,Propylene Glycol,Potassium Sorbate,Solanum Lycopersicum (Tomato) FruitExtract,Fragrance,Phenoxyethanol, Limonene.

3 vleresime per Mizon AHA & BHA Daily Clean Toner

  1. Luisa

    Produkti me i mire qe kam provuar deri tani

  2. Ajola

    Super!!! Ndryshimi si nata me ditenn

  3. Tami

    Me pelqen mjaft shume, e perdor cdo dite

Shto nje vleresim
4 persona po shohin produktin