Transporti në Tiranë: 100 lekë, Rrethet: 200 lekë. Per porosite mbi 5000 leke transporti ne Shqiperi eshte falas. Shiko produktet!
Logohu për lehtësi në blerje
Nuk keni llogari? Krijo llogarine

Kujdesi është forma më e lartë e respektit për veten!

Ne besojmë se produktet e kujdesit personal duhet të jenë të aksesueshme për këdo, sepse ato kanë fuqinë të japin vetëbesim dhe të transformojnë njerëzit. Kur ndiheni të bukur, e keni më të lehtë të arrini qëllimet tuaja dhe ta bëni botën përreth jush më të bukur.

… 2021

Synimi ynë është të sjellim produkte cilësore dhe autentike. Klientët tanë janë prova për ne se jemi në rrugën e duhur. Në të njëjtën kohë, është gjithashtu një angazhim i madh. Një angazhim për t’u përmirësuar vazhdimisht, për të zgjedhur për ju produktet më të mira dhe për t’i ofruar ato sa më shpejt  të jetë e mundur, për të qenë gjithmonë aty për ju dhe për ta kthyer blerjen në një përvojë unike. Një angazhim për të vazhduar së bashku rrugën tonë për ta bërë bukurinë më të aksesueshme. Në çdo rast. Kudo!

• Cfarë do të thotë Sonar?

Sonar – është teknika që përdor valët e zërit për të zbuluar dhe përcaktuar vendndodhjen dhe madhësinë e objekteve. Valët zanore të emetuara ose të reflektuara nga një objekt merren nga pajisjet sonar dhe analizohen për informacionin që ato përmbajnë.

Të njëjtë gjë bën edhe Sonar-i ynë, mbledh eksperiencat më të mira të përdoruesve në mbarë botën për t’ju sjellë produktet më të mira për ju.

Pse Korean Skincare?

Metodat koreane të kujdesit të lëkurës kanë ndryshuar mënyrën se si ne kujdesemi për lëkurën. Nga rutina legjendare koreane e kujdesit të lëkurës që tani është e zakonshme, tek përdorimi i përbërësve natyralë që fokusohen në hidratimin dhe mbi të gjitha kanë bërë lëkurën të duket më e shëndetshme. Ne shfaqim produkte që synojnë t’ju ndihmojnë të arrini lëkurë më të pastër dhe më të gjallë.

Me ne keni mundësinë të provoni produkte të reja emocionuese përpara kujdo tjetër!

Cruelty free dhe përbërës natyral

Ne besojmë se bukuria nuk duhet të vijë kurrë me koston e vuajtjes së kafshëve. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar t’ju ofrojmë produkte për kujdesin e lëkurës me cilësi të lartë, të prodhuara në mënyrë etike dhe pa testime te kafshët.

Jemi të apasionuar pas fuqisë së përbërësve natyralë dhe përfitimeve që ato mund të kenë për lëkurën tuaj. Kjo është arsyeja pse ne përzgjedhim me kujdes brandet që bashkëpunojmë për t’ju sjellë më të mirën që natyra ka për t’ju ofruar.

Ne gjithashtu besojmë në transparencë dhe ndershmëri kur bëhet fjalë për produktet tona. Ne dëshirojmë që ju të ndiheni të sigurt në blerjet tuaja dhe të dini saktësisht se çfarë po vendosni në lëkurën tuaj.

Faleminderit për mbështetjen dhe që zgjidhni të jeni një konsumator i ndërgjegjshëm!

5 persona po shohin produktin